Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Eksperti i ekonomisë bën llogaritë: Sa kushton të blesh 4 vite pushtet në Shqipëri
Eksperti i Ekonomisë, Klodian Tomorri, nisur nga përgjimet e Bild, llogarit se me 40 milionë euro blihen 4 vite pushtet në Shqipëri.
Në një analizë në ‘Facebook’, Tomorri sqaron fillimisht se kalkulimi i votave është paska i vështirë pasi është proces informal dhe i paligjshëm.
“Çmimi i votave në zgjedhjet e përgjithshme tenton të jetë më i lartë për shkak se edhe plaçka e fitores është shumë herë më e madhe. Madje në disa raste, në zgjedhjet e përgjithshme çmimi i votës arrin deri në 100 euro e ndoshta edhe më shumë. Duke marrë parasysh këtë, atëherë në shkallë kombëtare tregu i blerjes së votave varion nga 20 deri në 40 milionë euro”, sqaron Tomorri.
Artikulli i plotë:
(Një përpjekje për kuantifikimin monetar të tregut të votave)
Që kur Shqipëria u përfshi nga fenomeni i blerjes masive të votave, një nga sfidat që ka ngacmuar jo pak kurreshtjen e ekonomistëve është vlerësimi sasior i tregut të votave në terma monetarë. Për ta thënë më thjesht sa është vlera e parave që shpenzohen për të blerë zgjedhjet? Statistikisht kjo është një sfidë e vështirë për një sërë arsyesh.
Së pari, transaksionet e blerjes së votave janë informale dhe të jashtëligjshme, ndaj regjistrimi i drejtëpërdrejtë i tyre është i pamundur.
Së dyti, edhe metodat indirekte të vlerësimit përmes sondazheve janë po ashtu të dyshimta për shkak të ashtuquajturit “efekti i dëshirueshmërisë sociale”. Pra tendenca e të pyeturve që të mos pranojnë se e kanë shitur votën, por të përgjigjen në mënyrën që shihet si më e moralshmja nga shoqëria.
Megjithatë, përgjimet e Dibrës ofrojnë dy të dhëna shumë të dobishme.
Së pari çmimin mesatar të blerjes së votës dhe së dyti, potencialisht edhe sasinë dysheme të votave të blera, gjithmonë nën disa supozime të forta.
Sipas përgjimeve të bëra publike nga gazeta Bild, një votë në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Dibrës është shitur me një çmim mesatar prej 4 mijë lekë, pra nga 3 deri në 5 mijë lekë. Nga ana tjetër, krahasimi i rezultateve për dy zgjedhje të mbajtura në harkun kohor të një viti, potencialisht sinjalizon edhe sasinë minimale të votave që Partia Socialiste ka blerë në zgjedhjet e Dibrës.
Në vitin 2015 Shukri Xhelili i Partisë Socialiste u zgjodh kryetar i Bashkisë së Dibrës me 15 mijë vota. Fiks një vit më vonë, Muharrem Rama po i Partisë Socialiste u zgjodh kryebashkiak me 18 mijë e 600 vota, pra 3600 vota me shume. Por edhe shifra prej 3600 mund të jetë vetëm nivele dysheme i votave të blera dhe vetem nga nje parti.
Duke parë imazhin e përkeqësuar të Partisë Socialiste në Dibër pas skandalit seksual të Shukri Xhelilit, dhe votat qe mund te jene blere nga partite e tjera, atehere sasia reale e votave të blera në këtë bashki mund të variojë nga 6 mijë deri në 7 mijë vota.
Në total Bashkia e Dibrës ka 30 mijë votues, çka do të thotë se votat e blera zënë 25 për qind të totalit të votave.
Niveli prej 25 për qind i votave të blera mbështetet edhe nga dy argumente llogjike.
Së pari ai është afër masës së të ashtuquajturve votuesit gri, ata që janë të lëkundur për votën e tyre dhe që janë përcaktues në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Së dyti, ky nivel është konsistent edhe me gjetjet e studimeve më të njohura empirike në këtë fushë të kryera në vendet e ngjashme si Shqipëria. (shiko “Vote Buying and Social Desirability Bias: Experimental Evidence from Nicaragua”, Gonzalez-Ocantos et al 2010).
Këto dy tregues shumë të rëndësishëm që zbulojnë zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës mund të përdoren në nivel kombëtar për të vlerësuar sasinë e përafërt të parave që shpenzohen në Shqipëri për blerjen e votave. Sipas tabelës zyrtare nga KQZ, në zgjedhjet e vitit 2017 numri total i votave të vlefshme ishte 1 milionë e 580 mijë. Nëse zbatohen treguesit e Dibrës, atëherë rezulton se në vitin 2017 janë blerë rreth 350-400 mijë vota.
Çmimi i votave në zgjedhjet e përgjithshme tenton të jetë më i lartë për shkak se edhe plaçka e fitores është shumë herë më e madhe. Madje në disa raste, në zgjedhjet e përgjithshme çmimi i votës arrin deri në 100 euro e ndoshta edhe më shumë. Duke marrë parasysh këtë, atëherë në shkallë kombëtare tregu i blerjes së votave varion nga 20 deri në 40 milionë euro.
Megjithatë shuma totale e shpenzuar mund të jetë edhe më e madhe për shkak se një pjesë jo e vogël mund të përvetësohet nga sekserët që partitë përdorin për blerjen e votave, siç dëshmon edhe rasti i Dibrës.
E gjitha kjo është një llogari e mbështetur në supozime shumë të forta. Megjithatë ka edhe një mënyrë tjetër indirekte, që e konfirmon. Kur blerja e votave ndodh në masivisht siç është rasti i Shqipërisë, atëherë ajo shkakton pasoja në shlallë makroekonomike duke ndryshuar agregatët monetarë.
Për ta thënë më thjesht, blerja e votave rrit kërkesën për likuiditet. Rrjedhimisht paratë dalin nga bankat dhe shkojnë në treg duke rritur sasinë e parave në qarkullim dhe agregatin monetar M1. Kjo është një metodë që përdoret gjerësisht nga ekonomistët për të identifikuar blerjen e votave në vendet e ngjashme si Shqipëria. (shiko “Detecting vote buying in monetary aggregates: Neë evidence on monetary political cycles,” Aidt et al 2015).
Në maj-qershor të vitit 2017, paraja në qarkullim u rrit me 7 miliardë lekë ose 60 milionë euro, që do të thotë se 60 milionë euro dolën nga bankat për t’u hedhur në qarkullim. Pjesa më e madhe e tyre mund të kenë shkuar pikërisht për të financuar blerjen e zgjedhjeve.
Kjo do të thotë se në Shqipëri 4 vite pushtet blihen me vetëm 40 milionë euro.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38