Flash News

KRYESORE

Eksperti i ISHP-së rekomandim urgjent për qytetarët, tregon personat që duhet të evitojnë me çdo kusht transportin publik

“Të gjithë personat me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të evitojnë me çdo kusht transportin publik”, ka qenë kjo thirrja e ekspertit të ISHP, Erion Dasho.

Sipas Dashos, vetëm mbajtja e një maske nuk mjafton kështu që ky grup personash duhen urgjentisht të evitojnë transportin publik deri në një moment të dytë, kur ky të jetë i sigurt.

Mesazhi i ekspertit të ISHP:

REKOMANDIM URGJENT!!!

Me hapjen e transportit publik dhe fotot që qarkullojnë në rrjet ku udhëtarët qëndrojnë ngjitur dhe pa maska, i rekomandoj personave me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose atyre të prekur nga sëmundje kronike të EVITOJNË ME ÇDO KUSHT TRANSPORTIN PUBLIK DERI SA TË KRIJOHET BINDJA SE KY SISTEM DO TË ZHVILLOHET I SIGURT!

Mbajtja e maskës nga ju vetë nuk mjafton dhe nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në se të gjithë pasagjerët në mjet nuk respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskave.

MBRONI VETEN!!!

Të fundit