Flash News

KRYESORE

Eksperti i mjekësisë ligjore ‘rrëzon’ pretendimin e Xhisiela Malokut: Shenjat në trup janë të ‘freskëta’

Eksperti i mjekësisë ligjore ‘rrëzon’ pretendimin e

Eksperti i mirënjohur i mjekësisë ligjore Sokrat Meksi ka ‘rrëzuar’ pretendimet e Xhisiela Malokut, kur tha se shenjat në trup nuk janë shkaktuar nga dhuna e ushtruar prej djalit të deputetit, Rexhep Rraja, por nga një aksident i vjetër automobilistik.

I pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit” në ‘News24’, Meksi tha se ekspertiza mjeko-ligjore është korrekte dhe se nuk kemi të bëjmë me shenja të vjetra, por të shkaktuara së fundmi mbi trupin e saj.

“Më datën 25, ka një sërë dëmtimesh, që thuhen dhe në aktin e ekspertimit. Ka ekimoza, dërrmishtje. Ka dy dërrmishtje në kofshë nga prushi i cigares. Nëse do ishin nga një aksident automobilistik, do ishin më të rënda. Pra nuk qëndron si version”, u shpreh eksperti, duke hedhur poshtë edhe versionin se një specialist i kësaj fushe mund të gabojë, pasi dallimi i plagëve të vjetra me ato të reja është gjëja më elementare, siç thotë Meksi.

Të fundit