Flash News

KRYESORE

Eksperti i PD jo në një mendje me kryetarin, Bylykbashi: Mazhoritari i hap derën biznesmenëve dhe kriminelëve

Eksperti i PD jo në një mendje me kryetarin, Bylykbashi: Mazhoritari i

Oerd Bylykbashi është një prej ekspertëve të ligjit në Partinë Demokratike, i cili së bashku me Eduard Halimin, udhëhoqën negociatat për reformën në drejtësi.

Deputeti demokrat ka folur në ‘AbcNews’ për reformën zgjedhore duke u shprehur kundër rikthimit të një sistemi mazhoritar, i mbështetur së fundmi nga kryetari Lulzim Basha.

Sipas Bylykbashit, ai sistem i hap derën biznesmenëve dhe kriminelëve që të hyjnë në Kuvend duke përdorur paratë e tyre.

“Një sistem mazhoritar është përfaqësues, një sistem proporcional me listë të mbyllur, siç e kemi ne është po aq përfaqësues sa mazhoritari, madje dhe më shumë. Sisteme të tjera po ashtu. Çështja është si e përdorim ne sistemin zgjedhor. Mund të përdorim një sistem mazhoritar që u hap derën…dhe ky ishte rreziku prandaj e hoqëm komponentin mazhoritar në 2008-ën…pra u hap derën kriminelëve dhe biznesmenëve (me para që nuk i kanë nga djersa e ballit), të futen në Parlament dhe të mos ketë më vend për politikanë karriere që nuk kanë mundësi të shpenzojnë para në zgjedhje dhe këtë e mundëson mazhoritari në kushtet e Shqipërisë. Po aq sa çke një sistem proporcional si ky që kemi ne, me listë të mbyllur, që i përdorur mirë, pra kur lista centrohet në mënyrë perfekte nga lidershipi i një partie, është shumë përfaqësues, është shumë i suksesshëm dhe ajo listë me rend të mbyllur të përfaqësojë bazën dhe elektoratin dhe të japë rezultat fitues”, ka deklaruar Bylykbashi.

Basha pranoi pak ditë më parë se preferonte sistemin mazhoritar, megjithatë, theksoi se ky ishte një qëndrim personal ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga PD pas konsultimeve me ekspertët.

Të fundit