Flash News

KRYESORE

Eksperti Shtuni: Shqipëria, e vetmja në rajon që nuk riatdheson shtetasit e saj në Siri, rrezik për shtim të radikalizimit

Eksperti Shtuni: Shqipëria, e vetmja në rajon që nuk riatdheson

Eksperti ndërkombëtar për terrorizmin Ardian Shtuni, duke folur për shqiptarët që ndodhen në Siri tha se ata kanë krijuar njësi të tyre në shtetin sirian.

Në emisionin ‘Real Story’ ai theksoi se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk riatdheson qytetarët e saj, teksa tha se Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë bërë riatdhesime.

“Shqiptarët që ndodhen në ISIS kanë një njësi ushtarake që është e strukturuar. Jo vetëm, por komandanti është edhe një lider. Këta nuk janë duke luftuar me ISIS. Këta janë ca grupe që fillimisht ishin me Al Kaedën, pastaj bënë tërhiqje disi që të mos identifikohen. Mirëpo aktualisht janë aktivë. Shqipëria është një vend që nuk ka bërë riatdhesim të shtetasve të saj që janë në Siri. Bosnja ka bërë riatdhesime, edhe Maqedonia e Veriut, edhe Kosova”, deklaroi eksperti Shtuni

Ai shtoi se shqiptarët duhet të riatdhesohen, përpara se të radikalizohen akoma më shumë.

“Sa më tepër që do të rrinë ata në kampin e Al Holit, aq më tepër do të radikalizohen, aq më tepër ta mbledhin qelbin e ideologjisë, më keq është”,  tha eksperti Shtuni.

Të fundit