Flash News

KRYESORE

Eksperti sllovak: Ndryshimi i kufijve, hap drejt një Shqipërie të madhe

Eksperti sllovak: Ndryshimi i kufijve, hap drejt një Shqipërie të

Eksperti sllovak, Milan Niç, pjesë e Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP), mendon se nëse pranohet korrigjimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, kjo do të shkaktojë lëvizje të tjera në Ballkan.

Në një intervistë për 'Deutsche Welle', Niç thotë se në Evropë ka shqetësime për negociata dhe marrëveshje paralele të mundshme midis Tiranës dhe Prishtinës, që në periudhë kohore afatgjatë mund të sjellë krijimin e Shqipërisë së madhe.

“Nuk është puna te korrigjimi i kufijve. Unë besoj se është një çështje komplekse. Është iluzion të mendosh se do të kemi vetëm një këmbim të vogël territoresh. Është e kuptueshme që është shumë tërheqëse në këtë pjesë të vogël të Ballkanit, kur kemi parasysh Kosovën e Veriut dhe Preshevën, por nuk do të mbarojë aty. Do të jetë një hap prapa që do të fillojë në Mitrovicë dhe të nesërmen do të ketë një ndarje të madhe të Bosnjë-Hercegovinës dhe ndoshta edhe të Maqedonisë. Dhe ka shqetësime edhe për negociata dhe marrëveshje paralele mes Prishtinës dhe Tiranës. Pra, me fjalë të tjera, në një periudhë kohe afatgjatë ky këmbim territoresh mbi baza etnike shihet si një hap drejt një Shqipërie më të madhe”, shprehet eksperti nga Sllovakia.

Sipas Niç, Bashkimi Evropian nuk ka një qëndrim të unifikuar sa i përket propozimit të Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç, ndërsa SHBA nuk e sheh më veten udhëheqëse të këtij procesi.

Daçiç synon të shuajë Republikën e Kosovës: Kemi nevojë për një ‘Dayton 2’

Të fundit