Flash News

KRYESORE

Ekspertiza e audio-përgjimit në Itali, Kryemadhi skeptike: Të behet në prani të Bashës e Xhafajt

Ekspertiza e audio-përgjimit në Itali, Kryemadhi skeptike: Të

Monika Kryemadhi është shprehur skeptike ndaj laboratorit ku është dërguar audio-përgjimi i publikuar nga PD në Itali, për të vërtetuar autenticitetin.

Në një deklaratë për gazetarët, në nisje të protestës së opozitës, Kryemadhi kërkoi që ekspertiza për Agron Xhafajn të kryhet në prani të Bashës e ministrit të Brendshëm.

“Largimi i Ramës dhe Xhafës është paketë. Faktet për Xhafajn janë të qarta, por kjo nuk është çështja kryesore, është një pikë në oqeanin e llumit dhe zullumit që ka instaluar Rama. Largimi i Ramës do u japë shpresë shqiptarëve. Sfida e Xhafajt për Bashës? Unë nuk jam eksperte e kësaj gjeje, por video është e qartë, përsa i përket zërit e kanë Xhafajn dhe personin që kanë përgjimin dhe ta bëjnë ekspertizën në praninë e Bashës dhe Xhafajt”, u shpreh Kryemadhi.

 

 

 

 

Të fundit