Flash News

KRYESORE

Ekspertiza për Enea Ftojin/ I riu në komisariatin e Korçës nuk humbi jetën si pasojë e dhunës, Kuko: Policia shkarkohet nga përgjegjësia

Ekspertiza për Enea Ftojin/ I riu në komisariatin e Korçës

I riu Enea Ftoji, i cili ishte shoqëruar në Komisariatin e Korçës si i dyshuar për vjedhje, nuk ka humbur jetën si pasojë e dhunës së Policisë. Kështu njofton ministria e Brendshme, e cila thotë se ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se ndaj tij, nuk është ushtruar dhunë.

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, zëvendësdrejtorja e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj dhe Drejtorja e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Anila Trimi ishin në familjen e të ndjerit, për të ofruar mbështetje dhe ndihmë, në bashkëpunim me pushtetin lokal.

“Sot është e provuar shkencërisht nga Instituti i Mjekësisë Ligjore që ndaj shtetasit Enea Ftoji nuk është ushtruar dhunë fizike nga punonjësit e Policisë së Shtetit. Ne do të vazhdojmë hetimet e mëtejshme në lidhje me këtë rast”, theksoi drejtorja e SHÇBA konfirmon përfundimet e ekspertizës, Anila Trimi.

Ndërsa zëvendësministrja e Brendshme u shpreh se “ne nuk kemi dashur të dalim në konkluzione të cilat janë të pabazuara shkencërisht. Sot, siç e përmendi edhe Drejtoresha e Përgjithshme e SHÇBA-së, Policia e Shtetit shkarkohet nga përgjegjësia e ushtrimit të dhunës fizike ndaj shtetasit Enea Ftoji”.

Të fundit