Flash News

KRYESORE

Ekspertja për Ballkanin: Blerja e votës, fenomen i njohur i zgjedhjeve parlamentare

Ekspertja për Ballkanin:  Blerja e votës, fenomen i njohur i

Johanna Deimel, eksperte e njohur gjermane për Ballkanin konfirmon se blerja e votës në Shqipëri është një fenomen i njohur për zyrtarët perëndimor, megjithatë nuk është bërë asgjë që të zhduket problemi.

“Audio përgjimet që u publikuan në fillim të shkurtit nga Zëri i Amerikës donin të provonin blerjen e votave nga PS. Për fat të keq, blerja e votës është një fenomen i njohur i zgjedhjeve të fundit parlamentare, edhe vëzhguesit e OSBE kanë raportuar për parregullsi përkatëse. Problemi është, se pas kësaj asgjë nuk ndodhi”, tha Johanna Deimel në një intervistë për Deutsche Welle.

Deimel sqaron se pavarësisht parregullsive, rezultati i këtyre zgjedhjeve, u pranua nga të gjitha partitë politike dhe ndërkombëtarët. Ekspertja bën thirrje që Brukseli dhe Uashingtoni të mbajnë qëndrime të qarta për këtë dhe të vendosin vija të kuqe. Ndër të tjera Deimel flet edhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Me gjendjen e tanishme nuk ka për të pasur negociata anëtarësimi. Nëse do të kishte një gjuhë të përbashkët, do të kishim pasur prej kohësh reformën zgjedhore, edhe reforma në drejtësi do të kishte ecur më përpara”, tha Deimel.

Përkundër deformimit të rezultatit të zgjedhjeve, ekspertja nuk mbështet vendimin e opozitës për të djegur mandatetet e deputeteve.

Të fundit