Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Ekspertja: "Uashingtoni" nuk solli asgjë të re, Serbia dhe Kosova të shtrojnë binarët që i drejtojnë vendet nga integrimi në BE
SHBA-të duhet të përpiqen të bashkojnë nismat ndërmjetësuese për Ballkanin Perëndimor me përpjekjet e BE-së, thotë në intervistë me DW, Valeska Esch, drejtore e programit të Europës në Institutin Aspen në Berlin.
Deutsche Welle: Zonja Esch, Presidenti i Shoqatës së Europës Juglindore, Manuel Sarrazin, i tha Deutsche Welles se takimi i Uashingtonit, më 4 shkurt, ishte një "humbje kohe për rajonin dhe BE-në". A pajtoheni ju me këtë përfundim?
Valeska Esch: Pajtohem që takimi në Shtëpinë e Bardhë nuk solli asnjë përmbajtje për dialogun mes dy vendeve dhe, sigurisht, as ndonjë kthesë historike. Unë as nuk e prisja këtë. Por shpresoja që së paku do të sillte diçka të re në raportin dypalësh mes dy vendeve. Por për mendimin tim, të gjitha pikat e marrëveshjes që kanë të bëjnë me marrëdhënien dypalëshe ishin dakordësuar edhe më parë në korniza të tjera, qofshin ato në nivel dypalësh në Bruksel, ose në kuadër të Procesit të Berlinit.
Normalizimi dhe bashkëpunimi ekonomik jo vetëm midis Serbisë dhe Kosovës, por për të gjithë rajonin, janë tejet të rëndësishme. Sidoqoftë, shumë elemente ose nuk janë jetësuar, ose jetësimi i tyre po ecën me ritme shumë të ngadalta. Por unë dyshoj se kjo do të ndryshojë tani me një deklaratë të re qëllimi, e cila është edhe më pak specifike sesa shumica e marrëveshjeve tashmë të dakordësuara. Pjesa tjetër e marrëveshjes nuk ka asnjë lidhje me normalizimin midis dy vendeve, por ka të bëjë me një numër interesash të politikës së jashtme të administratës Trump.
Si shpjegohet atëherë që rezultati i takimit u prit me eufori nga pjesëmarrësit dhe liderët e tjerë në rajon?
Mbështetja e SHBA-ve ka qenë gjithmonë thelbësore për Kosovën dhe inskenimi i nënshkrimit në nivelin më të lartë në Shtëpinë e Bardhë ishte një moment i efektshëm mediatik për të gjitha palët. Prandaj edhe me sa duket të gjithë kishin rënë dakord ta prezantonin si një kthesë historike. Por po të shohësh pikat e dokumenteve të nënshkruara, konstaton se nuk është ashtu. Fitimi i vetëm nga perspektiva e Kosovës ishte njohja nga Izraeli, por kjo nuk është aq thelbësore për Kosovën. Sepse çmimi është hapja e ambasadës në Jerusalem, një hap që – ndryshe nga çfarë pretendon ambasadori Grenell - nuk përbën afrim me pozicionet "perëndimore".
Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit ishte një hap i bërë nga administrata e Trumpit. Ky hap është i diskutueshëm jo vetëm brenda SHBA-ve, por ai refuzohet edhe nga BE-ja. Duke pasur parasysh që këto dy vende synojnë anëtarësimin në BE, ky hap sjell pikërisht të kundërtën. Pikat e tjera, siç janë klasifikimi i Hisbollahut si organizatë terroriste dhe angazhimi kundër diskriminimit të homoseksualëve janë sigurisht të drejta, por nuk kanë të bëjnë me raportet dypalëshe mes dy vendeve.
Nëse shohim pikat që kanë të bëjnë me marrëdhëniet bilaterale, si për shembull, pjesëmarrjen e Kosovës në Mini-Schengen, cili është disavantazhi, sipas mendimit tuaj?
Serbia dhe Kosova janë dy vende europiane që synojnë të hyjnë në BE. Prandaj është e rëndësishme të shtrohen binarët që i drejtojnë vendet nga ky destinacion dhe ndihmojnë në ecurinë e procesit të integrimit. Bashkëpunimi ekonomik në të gjithë rajonin është një nga prioritetet kryesore të BE-së dhe qeveria gjermane ka lancuar enkas për këtë Procesin e Berlinit, qysh në vitin 2014. Ç’është e vërteta, edhe këtu po përparohet me shumë vështirësi dhe shumë marrëveshje të arritura nuk janë jetësuar tërësisht. Për këtë nevojitet më shumë angazhim i politikanëve dhe qeverive në rajon dhe ndoshta më shumë presion politik nga ana e BE-së. Nisur nga kjo, për mendimin tim, mbështetja amerikane për nisma të tilla është shumë pozitive. Kujtoj se qysh në samitin e Procesit të Berlinit në Trieste, në vitin 2017, u miratua një plan veprimi disavjeçar për krijimin e një hapësire të përbashkët ekonomike në të gjithë rajonin. Ky plan u pranua nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Do të ishte mire që ky plan të jetësohej më shpejt dhe në mënyrë më konsekuente, sesa të dilej dy vjet më pas me një nismë kinse të re, si ajo e „Mini-Schengenii Ballkanik“. Nëse qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron ta mbështesë konkretisht normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe afrimin e tyre me BE-në, për mendimin tim, ajo duhet të përpiqet që t’i bashkojë këto nisma dhe së bashku me BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe sidomos me Serbinë e Kosovën, të punojë për jetësimin e tyre.
Pas takimit në Uashington janë shtuar sërish zërat që kërkojnë një rol moderues të BE-së në rajon. Çfarë mund të bëjë BE-ja më shumë se çfarë po bën deri tani?
BE-ja ka qenë përgjegjëse për ndërmjetësimin në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës që nga viti 2011. Ajo ndërmjetësoi marrëveshjen e parë dypalëshe në 2013. Por me kritikën që kurrë nuk bëri presion për zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe se nuk ka bërë ndonjë përparim të mëtejshëm thelbësor në vitet e fundit. Për mua, caktimi i një përfaqësuesi për dialogun ishte një hap i rëndësishëm drejt marrjes së përgjegjësisë dhe intensifikimit të dialogut. Që nga prilli i këtij viti u ngarkua Miroslav Lajçaku të ndërmjetësojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit midis dy vendeve. Kjo nuk është një detyrë e lehtë, por ai gëzon mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së dhe sidomos Franca dhe Gjermania kanë kontribuar në mënyrë aktive. Mbështetja e SHBA.-së për këtë dialog gjithëpërfshirës do të jetë gjithashtu e rëndësishme në mënyrë që më në fund të gjendet një zgjidhje. Suksesi në këtë dialog do të varet gjithashtu nga vullneti politik dhe gatishmëria për kompromis nga ana e të dy qeverive dhe sidomos Serbia do të duhet të bëjë lëshime. Kjo kërkon zgjidhje të qarta dhe asnjë paqartësi konstruktive. Për më tepër, marrëveshjet duhet të formulohen qartë dhe të merret parasysh edhe zbatimi i tyre. Në këtë pikë BE-ja duhet të mësojë nga gabimet e marrëveshjes së vitit 2013. Sidoqoftë, nëse Serbia dhe Kosova vazhdojnë ta shohin të ardhmen e tyre në BE, siç e kanë nënvizuar edhe një herë qeveritë, nuk ka asnjë alternativë ndaj kësaj zgjidhjeje të gjithëpërfshirëse./DW
Të fundit
I akuzuar për tentativë vrasje në Spanjë, kapet në Shëngjin 22-vjeçari
10 Qershor 2026, 08:46
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56