All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Eksploziv një shtylle të tensionit të lartë në Thumanë të Krujës, pesë të shoqëruar në komisariat

Eksploziv një shtylle të tensionit të lartë në
All - Paragraf - 1

Dy shpërthime janë regjistruar në dy këmbët mbajtësve të një shtylle të tensionit të lartë në Kodër Thumanë në Krujë.

All - Paragraf - 3

Policia sqaron se shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur 4 ditë më parë, pra më 13 maj rreth orës 02:00. Policia ka shoqëruar pesë shtetas me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

“Shtetasit e shoqëruar banojnë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe deklarojnë se para 3-4 ditësh kanë dëgjuar dy shpërthime të njëpasnjëshme, por nuk e kishin lokalizuar vendin”, informon Policia lokale.

Efektivet e Policisë kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme:

  • disa mbetje lënde plasëse e dyshuar eksploziv;
  • rreth 40 cm fitil zjarrëpërcjellës i djegur;
  • mbetje prej qelqi që është përdorur si mekanizëm për ndezje.

Veprimet e tjera procedurale po kryhen nga Specialistë të Drejtorisë Kundër Akteve Terroriste Tiranë.

Të fundit