Flash News

KRYESORE

Eksploziv poshtë makinës, flet drejtori i Hekurudhës: Fqinjët pikasën një bidon të zi, ata më njoftuan

Eksploziv poshtë makinës, flet drejtori i Hekurudhës:

Flet drejtori i Hekurudhës në Durrës, Ani Dyrmishi, pasi poshtë makinës së tij të parkuar u gjet një sasi lënde eksplozivi.

Lënda u pikas mëngjesin e sotëm poshtë makinës së tij, e cila ishte e parkuar në lagjen numër 4 në Durrës, ku edhe banon vetë drejtori.

Në një reagim për ‘news 24’, Dyrmishi shprehet se nuk ka konflikte me askënd dhe se bidoni i zi me lëndën eksplozive u gjet fillimisht nga fqinjët e tij.

“Fqinjët kishin parë një bidon të zi poshtë makinës sime dhe ishin ata që më lajmëruan. Bidoni ishte në tokë, nuk e di nëse ishte vënë për mua. Nuk besoj se lënda plasëse ishte vënë për mua. Nuk kam konflikte me askënd”, shprehet Dyrmishi.

Kujtojmë se Ani Dyrmishi është renditur në ‘listën e zezë’ të publikuar nga vetë Rama një vit më parë, pra në 100 zyrtarët më të korruptuar në administratën publike.

Të fundit