Flash News

KRYESORE

Eksplozivi në Bathore, i ndaluar pranon autorësinë dhe tregon ku bleu eksplozivin: Mora 5 mijë euro

Eksplozivi në Bathore, i ndaluar pranon autorësinë dhe tregon ku

Policia njoftoi se arrestoi autorin e dyshuar i cili mbrëmjen e 27 korrikut vendosi një sasi eksplozivi në derën e banesës së Gazmir Dacit. Në pranga ra shtetasi Vilson Brahaj, 23 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Kamëz, Tiranë.

Sipas News 24, autori ka pranuar para autorësisë e ngjarjes. Ai tha se kishte nevojë për para pasi nuk ka të ardhura për shkak se është i papunë. Brahaj ka thënë para policisë se për vendosjen e tritolit kishte marrë 5 mijë euro shpërblim teksa është shprehur se lëndë eksplozive e ka blerë në Fushë-Krujë. Ai tha se nuk ka asgjë me familjen Daci dhe se të gjithën e kishte bërë për para.

“Kisha nevojë për para. Jam i papunë dhe nuk kam asnjë të ardhur. Mora 5 mijë euro për të vendosur tritol tek banesa e Gazmir Dacit Të atin e Gazmet Dacit e njoh se jeton në Kamëz. Tritolin e kam blerë në Fushë-Krujë. Nuk kam asgjë me Xhelal Dacin, e bëra për para”, është shprehur autori para policisë.

 

Të fundit