Flash News

KRYESORE

Eksplozivi në makinën e prokurorit të Vlorës, reagon Çela: Akt që synon pengimin e funksionimit të drejtësisë

Eksplozivi në makinën e prokurorit të Vlorës, reagon

Pas vendosjes së eksplozovit në makinën e prokurorit te Vlorës, Albert Kuliçi, ka reaguar Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili e ka konsideruar këtë ngjarje, si akt që synon pengimin e funksionimit normal të sistemit të drejtësisë.

Çela ka inkurajuar magjistratët të kryejnë me përgjegjësi detyrat e tyre, ndërsa thekson se ka nisur angazhimi maksimal për vënien e autorëve përpara përgjegjësive.

“Aktet e dhunës ndaj magjistratëve, qartësisht synojnë pengimin e funksionimit normal të sistemit të drejtësisë dhe cënojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike. Për këto arsye, është i nevojshëm angazhimi maksimal i të gjithë organeve ligjzbatuese për vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Prokurori i Përgjithshëm inkurajon të gjithë magjistratët të vazhdojnë të kryejnë me përgjegjësi dhe përkushtim detyrat e tyre kushtetuese dhe i siguron ata se do të kenë mbështetjen e tij maksimale”, thuhet në deklaratën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Reagimi i plotë:

Në orët e para të mëngjesit të datës 21.12.2019, në qytetin e Vlorës një sasi eksplozivi është hedhur dhe ka shpërthyer në automjetin e prokurorit Albert Kuliçi, i cili e ushtron këtë detyrë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Në lidhje me ngjarjen e mësipërme janë duke u kryer hetime nga kjo prokurori dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Aktet e dhunës ndaj magjistratëve, qartësisht synojnë pengimin e funksionimit normal të sistemit të drejtësisë dhe cënojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike. Për këto arsye, është i nevojshëm angazhimi maksimal i të gjithë organeve ligjzbatuese për vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Prokurori i Përgjithshëm inkurajon të gjithë magjistratët të vazhdojnë të kryejnë me përgjegjësi dhe përkushtim detyrat e tyre kushtetuese dhe i siguron ata se do të kenë mbështetjen e tij maksimale. Është gjithashtu mjaft e rëndësishme që të gjithë të kontribuojnë në krijimin e një klime normaliteti dhe mbështetjeje ndaj institucioneve të drejtësisë, pasi kjo do të ndihmonte në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.

Të fundit