Flash News

KRYESORE

Eksplozivi në Tiranë, kush është Drita Lulo, sipërmarrësja dhe motra e gjyqtarit që u shkarkua i pari nga vettingu

Eksplozivi në Tiranë, kush është Drita Lulo,

Një shpërthim eksploziv është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Për pasojë një dyqan është dëmtuar. Mësohet se dyqani është në pronësi të shtetases Drita Lulo. Kjo e fundit është një biznesmenë e njohur në Tiranë, gjithashtu motra e gjyqtarit Fatos Lulo, Gjyqtari i Kushtetueses i cili u shkarkua i pari nga vettingu.

Drita Lulo është aksionere në katër kompani kryesisht në fushën e hidrocentraleve. Ajo u bë e njohur edhe gjatë procesit të vettingut të vëllait të saj, Fatos Lulo, pasi ky i fundit në deklarimin e pasurisë kishte bërë të ditur se në vitin 2005, i ktheu të motrës një borxh prej 480 mijë dollarësh.

Gjyqtari Lulo u shkarkua nga detyra pasi nuk justifikoi pasurinë e tij prej 480 mijë dollarë dhe një shtëpinë në Kanada.

Të fundit