Flash News

KRYESORE

“Eksportoni drogë dhe prostituta", debati i ish-presidentit Moisiu me eurodeputetin portugez

“Eksportoni drogë dhe prostituta", debati i ish-presidentit

Ish-presidenti Alfred Moisiu e cilëson të padrejtë vendimin e parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët duke thënë se ‘ ata na gjykojnë mbrapsht’. Në studion e lajmeve të ‘Ora News’, Moisiu zbuloi bisedën me një euro-deputet në vitin 2002, që i kshte deklaruar asokohe se ‘ju eksportoni drogë dhe prostituta’.

"Në 2002 më vjen një delegacion nga Këshilli i Evropës, me disa parlamentarë Evropian dhe i kryesuar nga një parlamentar portugez. Më tha mua: Zoti President, ju po eksportoni drogë, po eksportoni prostituta....këto probleme që diskutohen dhe sot.

I thashë: Po, ke shumë të drejtë është e vërtetë. Po kam një pyetje zoti deputet.

"Urdhëro", tha.

-Këto ku shkojnë, kush i kërkon, kush i pret atje? Sepse ka një ligj, pa kërkesë nuk ka ofertë. Pra shikoni dhe ato hallet tuaja dhe problemet tuaja. Por për fat të keq kjo vazhdon”, pwrfundoi ai.

Partitë që ndërmorën këtë hap janë: VVD, CDA, PVV, SP, CU; të cilat bashkërisht kanë 92 deputetë nga 150. Partitë VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të koalicionit qeverisës.

Të fundit