Flash News

KRYESORE

Ekspozita e Fate Velajt ‘rikthen’ Ramën në Vlorë

Ekspozita e Fate Velajt ‘rikthen’ Ramën në Vlorë

Pas e anuloi dy herë vizitën në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka qenë sot në qytetin bregdetar. Në zonën e tij elektorale, Rama kishte njoftuar se do të ishte para muajit mars, por vizita e tij u anulua. Në darën 10 mars, kreu i qeverisë kishte njoftuar sërish një vizitë në Vlorë por edhe këtë herë ajo u anulua.

Por mesa duket hera e tretë ka rezultuar e vërtet. Kreu i qeverisë ndodhet në Vlorë ditën e sotme, vizitë e cila do të zgjasë edhe të shtunën.

Politiko ka mësuar se gjatë vizitës në Vlorë, Rama do të inspektojë bulevardin Vlorë-Skelë, për t’u njohur me punimet që do të bëhen për ta kthyer atë në pedonale si dhe rrugën që lidh Vlorën me Kaninën.

Po kështu, në axhendën e Ramës është parashikuar edhe mbjella e disa rrënjëve ullinj si dhe takimi me degën e PS-së së Vlorës.

Mbrëmjen e së premtes Rama do të jetë në ekspozitën që deputeti i PS-së Fate Velaj do të çel në qytetin e Vlorës. Pjesëmarrjen e Ramës në ekspozitë e ka konfirmuar edhe vetë Fate Veliaj i cili njofton gjithashtu se i pranishëm do të jetë edhe kreu i Kuvendit./Politiko

Të fundit