Flash News

KRYESORE

Ekspozita në Gjermani, Rama harron problemet e vendit: Unë, artisti më i mirë mes kryeministrave

Ekspozita në Gjermani, Rama harron problemet e vendit: Unë, artisti

Kryeministri Rama çeli të shtunën e kaluar një ekspozitë në qytetin e Rostokut në Gjermani, për të cilën u tha se pati interes edhe nga televizionet vendase.

I shoqëruar nga djali i tij, Rama la mënjanë problemet e vendit, duke e shpallur veten si artisti më i mirë mes kryeministrave.

“Une jam kryeministri me i mire mes artistëve dhe artisti me i mire mes kryeministrave. Kjo është tryeza ime e punës. Këtu janë ngjyrat dhe plani i ditës për sot. Te mbaj zyrën time si atelier me mban ne balance. Politika është si një beteje e pafundme. Arti është një lutje e pafundme. Dy bote te ndryshme”, pohoi ai për ‘NRD’.

Në prononcimin e tij për televizionin gjerman, kryeministri theksoi edhe për eksperiencën si kryetarë bashkie dhe eksperimentin me lyerjen e ndërtesave me ngjyra të ndryshme.

“Kishim një buxhet 0.0 përqind, por këto aksione me kosto te ulet i zgjuan njerëzit dhe qyteti ndryshoi njëherë e mire. Taksat u shtuan dhe rrugët e qytetit u bënë më të sigurta, gjerat ndryshuan, gjerat qe brutaliteti nuk mund ti bënte”.

Ne reportazhin e 'NRD' u theksua edhe fakti se Rama pikturon mbi letrat të cilat gjendet mbi tryezën e tij te punës, dokumente, protokolle.

Të fundit