Flash News

KRYESORE

Ekspozita në Londër për shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë, anulohet pas ndërhyrjes së gazetarit iranian

Ekspozita në Londër për shqiptarët që shpëtuan

Një ekspozitë ku do të pasqyrohej akti heroik i shqiptarëve myslimanë në shpëtimin e hebrenjve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, është anuluar në Londër. Ekspozita ishte planifikuar të zhvillohej në qendrën islamike ‘Golders Green Hippodrome’, në veri të kryeqytetit britanik, por autoritetet nuk kanë dhënë shpjegime për anulimin.

Sipas ‘Jewish News’, kjo qendër u vu në presion nga disa besimtarë myslimanë, më kryesori ishte Roshan Salih, gazetar iranian, i cili drejton edhe faqen ‘5 Pillars’. Ai kërkoi bojkot masiv ndaj ekspozitës, ndërsa kritikoi drejtuesit e qendrës islamike.

Rabini Natan Levy, pjesë e Forumit të Besimit në Londër, ishte një prej organizatorëve të kësaj ekspozite. Pas anulimit, ai u shpreh: “Ne do të vijojmë të punojmë për forcimin e marrëdhënieve brenda komunitetit të Barnet.”

Levy theksoi se ekspozita ishte “një kujtesë e fuqishme se gjatë orës më të errët të komunitetit hebre, bashkësia myslimane në Shqipëri ishte një nga të paktat që nuk qëndroi pa lëvizur kur nazistët u përpoqën të zhduknin fqinjët hebrenj. Është e rëndësishme të kujtojmë se historikisht kemi përkrahur njëri-tjetrin. "

Ambasadori i Iranit flet pas dëbimit: Shqipëria ka fuqi të vogël, nuk mundi t’i rezistojë skenarit amerikano-izraelit

Të fundit