Flash News

KRYESORE

Ekstradimi i Ballist Morinës, presidenti Meta thërret në takim ambasadoren kroate

Ekstradimi i Ballist Morinës, presidenti Meta thërret në takim

Presidenti Ilir Meta ka thërritur në një takim ambasadoren e Kroacisë në vendin tonë, Sanja Bujas Juraga, për t’i shprehur shqetësimin për ekstradimin e mundshëm të Ismail Morinës në Serbi.

Meta i ka shprehur ambasadores Juraga shqetësimin për fatin e mëtejshëm të Morinës dhe sigurinë fizike të tij nëse ekstradohet në Beograd.

Tirana i ka kërkuar në mënyrë zyrtare qeverisë së Zagrebit që të mos firmosë ekstradimin e tifozit shqiptar pasi i rrezikohet jeta nga ekstremistët serbë.

Tashmë që Gjykata e Lartë kroate ka vendosur për ekstradimin në Serbi, i vetmi që mund ta pengojë një vendim të tillë është ministri kroat i Drejtësisë.

Për më shumë lexoni: Drazen Bosnjakovic, ministri i lindur në qytetin e ‘betejës së madhe’ që ka në dorë fatin e Ballist Morinës (Rasti i Tihomir Purda)

Të fundit