Flash News

KRYESORE

Ekstradimi i gylenistëve, dorëhiqet shefi i Shërbimit Informativ

Ekstradimi i gylenistëve, dorëhiqet shefi i Shërbimit Informativ

Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Driton Gashi e ka ofruar dorëheqjen nga ky post.

Këtë e ka konfirmuar për ‘lajmi.net’, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

“Po. Ka disa ditë që e ka dorëzuar (dorëheqjen)”, ka thënë Gashi.

Paraqitja e dorëheqjes së tij, ka ardhur pas vendimit që ka marrë javë më parë kryeministri Ramush Haradinaj për lirimin nga detyra.

Përveç tij, Haradinaj ka liruar nga detyra edhe ministrin e Brendshëm Flamur Sefaj, për shkak se ata nuk e kishin informuar lidhur me aksionin për arrestimin dhe deportimin drejt Turqisë të gjashtë qytetarëve turq, të akuzuar si bashkëpunëtor të Gylen.

Të fundit