Flash News

KRYESORE

Ekstradimi i gylenistit në Turqi, eurodeputetja ‘kujtesë’ Ramës: Gati për në BE? Respektoni Kartën Evropiane

Eurodeputetja Ramona Strugariu ka reaguar pas informacioneve të qarkulluara së fundmi në media se një shtetas turk pritet të deportohet drejt vendit të tij, pasi qeveria atje e akuzon si anëtar i lëvizjes gyleniste.

Eurodeputetja i kujton kryeministrit shqiptar, Edi Rama që të respektojë Kartën Europiane për të Drejtat Themelore dhe mosekstradimin e turkut Harun Celikun, nëse Shqipëria është gati për në BE.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Shqipëria ka firmosur Konventën e Këshillit të Europës mbi ekstradimin. Për më shumë, ju thoni se Shqipëria është gati për në BE. Atëherë ju lutem respektoni nenin 19, pika 2 të Kartës Europiane për të Drejtat Themelore dhe mos e ekstradoni #HarunÇelik në Turqi!” shkruan eurodeputetja, ndërsa  nënkupton se askush nuk mund të ekstradohet drejt një shteti ku ka rrezik serioz që ai/ ajo t’i nënshtrohet dënimit me vdekje, torturës apo dënimeve të tjera.

Të fundit