Flash News

KRYESORE

Ekstradimi i ‘gylenistit’ në Turqi, Hajdari: Akt politik që shkel të drejtat e njeriut

Ekstradimi i ‘gylenistit’ në Turqi, Hajdari: Akt politik

Deputetja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket ekstradimit të shtetasit turk Harun Çelik, mbështetës i lëvizjes ‘Gylen’.

Ajo e ka cilësuar atë si një akt politik në cënim të të drejtave të njeriut.

Hajdari  gjithashtu ka sqaruar se ekstradimi i mësuesit turk pa një vendim gjyqësor rrezikon jetën e tij.

Ajo u ka bërë thirrje institucioneve të ndërmarrin masa për zhvillim të rregullt të procesit ligjor.

Postimi i plotë:

Me ekstradimin e shtetasit turk Harun Çelik, pa një vendim gjyqësor dhe drejt një vendi ku ka rrezik serioz për jetën dhe trajtimin e tij, gjendemi përball shkeljeve të të drejtave të njeriut, ligjeve në fuqi të RSh, Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e Këshillit të Europës për Ekstradimin.

Institucionet përkatëse të ndërmarrin masa për zhvillimin e procesit të rregullt ligjor për subjektin dhe të ndalohen aktet politike në cënim të të drejtave të njeriut.

Të fundit