Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ekstradimi i mësuesit turk, Genc Pollo thirrje autoriteteve: Janë shkelur normat ndërkombëtare
Mbrëmjen e 1 janarit, mësuesi turk Harun Çelik u dëbua nga Shqipëria drejt vendit të tij, me pretendimin se ishte pjesë e lëvizjes FETO të Fetullah Gylen, e konsideruar si një organizatë terroriste nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.
Kjo ngjarje ka sjellë shumë reagime nga politikanë dhe opinionistë, ku së fundi ka qenë ish-deputeti democrat Genc Pollo, i cili ka kritikuar ashpër shtetin shqiptar për këtë vendim.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Pollo shprehet se kryeministri Edi Rama luajti Pons Pilatin, kurse policia dha informacione me pikatore, duke shkelur procedurat ligjore dhe normat ndërkombëtare.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta, Avokatit të Popullit dhe Prokurorisë të kërkojnë të gjitha informacionet mbi mësuesin turk, si dhe të hetojnë rastin.
Postimi i plotë:
Një apel autoriteteve për rastin Harun Çelik. Në verën e vitit të vjetër kur ministri i brendshëm turk deklaroi pasi takoi Edi Ramën në Tiranë se kishin arritur vendime politike shumë të rëndësishme për kthimin e “terroristëve gylenistë” në Turqi, shkrova një artikull të gjatë ku vëreja se politika e qeverisë Rama në këtë çeshtje kishte qenë respektimi i legjislacionit shqiptar e ndërkombëtar, shprehja druajtjen se mos kjo politikë kishte ndryshuar si dhe nevojën e reagimit të duhur në rastin fatkeq të rrëmbimit ekstraligjor të shtetasve turq siç kishte ndodhur më parë në Kosovë. Në artikull citoja shprehjen e famshme të pastorit gjerman Niemoller në Rajhun e Tretë se kur erdhën t’a arrestonin atë nuk foli kush, pasi të tërë ishin arrestuar me rradhë madje pa protestuar njeri.
Gjithësesi kur e lexova sërish artikullin e përfunduar, më feksi mendimi racional se mos citati i Niemoller-it ishte ekzagjerim pasi krahasimi i regjimit të Ramës me atë hitlerian ishte historikisht i pabazuar. Jo vetëm kaq por edhe se presioni i opozitës, i opinionit publik si dhe impenjimet ndaj partnerëve euroatlantikë do të frenonin Ramën nga një shkarje e tillë.
Megjithatë në dilemën nëse duhet t’i fryj kosit për merak apo të rrezikoj të përvëloj gojën me qull të nxehtë intuita më shtyu nga siguria dhe citati mbeti.
Sot ditën e tretë të këtij viti në retrospektivë jo vetëm intuita apo instikti por edhe arsyetimi logjik të heq çdo shpresë të fshehtë për vetëpërmbajtjen e regjimit Rama si dhe, në kontekstin tonë, i jep të drejtë pastorit gjerman.
Po ashtu mund të konkludosh se në siklet janë vënë edhe shtetet mike që me dëshirën e mirë dhe me një miks besimi e naiviteti mbështetën presidencën shqiptare të OSBE-së. Edi Rama, personalisht prej tre ditësh Chairman in Office i organizatës, i “shpërbleu” fët e fët me ligjet antifjalë e me kidnapime mes shteteve anëtare. Edhe ofiqarët e shteteve të BE-së që mbyllën me dashamirësi njërin sy dhe votuan pro negociatave me shpresën se gjërat rregullohen rrugës, do të duhet tashti që të zenë hundën me dorë në mbledhjet e Këshillit Europian që të mbrojnë votën pro. Ndërsa ata që kishin rezerva do të kenë tashmë prova taze që konfirmojnë qëndrimet e tyre skeptike.
Dy fjalë për Turqinë
Shpesh harrohet që të gjitha partitë parlamentare turke e dënuan me forcë e pa mëdyshje grushtin e shtetit të ndërmarrë nga segmente të ushtrisë duke i kujtuar opinionit vendas e botëror se dhuna e armatosur nuk është aspak rruga për të korrigjuar problemet e mangësitë politike sidomos në një kontekst kushtetues pluralist e demokratik. Dënimi i fajtorëve nga një drejtësi e pavarur do të ishte i natyrshëm në çdo demokraci; por ekzagjerimi me raprezaljet ngre pikëpyetje edhe për demokracinë edhe për drejtësinë e pavarur. Gjithësesi rezultatet e zgjedhjeve lokale së fundmi treguan se shoqëria turke mundet të reagojë me mjete kushtetuese e demokratike.
Një Shqipëri normale nuk është në pozitën për të dhënë ndonjë ndihmë domethënëse megjithë fqinjësinë e mirë e bashkëpunimin miqësor. Ka të tjerë faktorë të jashtëm më efikasë duke përfshirë organizata ndërkombëtare si OSBE e Këshilli i Europës. Por Shqipëria mund të ofronte një model të demokracisë e shtetit ligjor funksional. Në vitin e shtatë të qeverisë Rama kjo është e pamundur. Madje përzjera e pushtetarëve me narkotrafikantët e ka zhytur imazhin e vendit në një llum të cilin regjime autokratike përreth nesh ja kanë kursyer vetes.
Ajo që vlen të thuhet e të përsëritet është se trysnia mbi shtete të tjera nga pushtetarë të Turqisë, apo edhe të çdo vendi tjetër, për të larë hesape të brendëshme në kurriz të ligjshmërisë të ketyre shteteve nuk mund e nuk duhet pranuar.
Kosova si shembull
Përpjekje për të riatdhesuar forcërisht turq të dyshuar si gylenistë-puçistë ka patur këto tre vite. Nga një hulumtim i shpejtë më rezultoi se shtetet anëtare të Bashkimit Europian i kishin marrë vendimet përmes gjykatave, të cilat më së shumti ishin shprehur negativisht. Në hapësirën mes Shqipërisë e Moldavisë shtetet jo anëtare të BE-së vendimet përkatëse i kishin marrë në rrugë politiko-administrative. Këto ditë në shkrimet mbi turkun Harun Çelik është përmendur shpesh rasti i turpshëm i rrëmbimit e degdisjes në Turqi nga Kosova të gjashtë shtetasve turq (njëri syresh shtetas i dyfishtë turk e shqiptar) në mars 2017 si dhe reagimi i kryeministrit Haradinaj, i cili shkarkoi ministrin e brendshëm dhe shefin e zbulimit. Më pak është folur e shkruar tek ne për një reagim tjetër: para dy muajsh një komision hetimor i Kuvendit si dhe drejtoria e ministrisë së brendëshme që kontrollon ligjshmërinë në polici (si SHKB tek ne) në mënyrë të pavarur nga njeri tjetri, konkluduan se në këtë rast ligji u shkel mbi 30 herë, përgjegjësit konkretë u identifikuan dhe ju përcollën autoriteteve, përfshi prokurorinë, për masa përkatëse. Mbetet të presim reagimin përfundimtar të autoriteteve por edhe me kaq mund të shënoj se Kosova e përmbushi testin e seriozitetit shtetëror. Skandale shtetërore ndodhin kudo në botë. Ajo që veçon shtetet ligjore serioze është mënyra e reagimit.
Në Shqipëri! Ç’të bëjmë?
Në rastin Harun Çelik kryeministri Rama luajti Pons Pilatin kurse policia dha informacione me pikatore që edhe kështu rezultuan kontradiktore. Edhe nëse kemi të bëjmë me dëbim apo edhe me ekstradim, procedurat ligjore e normat ndërkombëtare duket qartë që janë shkelur. Harun Çelikut nuk i është mundësuar as kërkesa për azil.
Hetimi i pavarur e i thelluar për rastin Çelik është një domosdoshmëri jo thjesht për akorduar një rehabilitim moral turkut viktimë, por për të mbrojtur shtetin ligjor e demokracinë shqiptare. Kujtoni Niemoller-in!
Nuk mund të presim ndonjë punë të hajrit nga parlamenti monorilindist me dyzetë buratinë shtesë. As nga SHKB e Lleshit.
Madje as nga opozita nuk lipset të presim që në janar të mbushë sheshet me protestues që ngrenë pankarta ” Drejtësi për Harunin”. Ajo ka arsye të tjera më themelore për të reaguar duke filluar me zgjedhjet e lira e kapjen-banditizimin e shtetit.
Unë do të apeloja këtu Presidentin e Republikës, i cili edhe nën përgjegjësinë e kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duket të kërkojë të gjitha informacionet zyrtare, të bëjë analizën e tyre dhe të dalë me një raport për çështjen. Kështu Presidenti veproi vjet me rastin e skandalit të Astirit/Unazës së Re duke publikuar një raport shumë ndriçues.
Do të apeloja edhe Avokaten e Popullit, në mandatin e së cilës janë të drejtat e njeriut në territorin e Republikës pa dallim shtetësie, që të hetojë rastin Çelik në sfondin e ligjit shqiptar e konventave ndërkombëtare të ratifikuara. Me fokus tek Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa Europiane për Ekstradimin.
Si dhe së fundmi e si zakonisht do të apeloja edhe prokurorinë të niste një hetim penal ex officio.
Nëse do të kemi qartësi e drejtësi në rastin Harun Çelik do të kemi edhe një arsye për të besuar në urimet e shumta “Një Vit të Ri të mbarë”.
Genc Pollo
Ish ministër e deputet
3 janar 2020
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38