Flash News

KRYESORE

Ekstradimi i mësuesit turk, Gjekmarkaj: Qeveria shqiptare theu kodin e besës

Ekstradimi i mësuesit turk, Gjekmarkaj: Qeveria shqiptare theu kodin e

Debati mbi deportimin në Turqi të mësuesit Harun Çelik, i cilësuar si mbështetës i Fethullah Gylen, ka përfshirë edhe analistin  Agron Gjekmarkaj, i cili i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ u shpreh se Çelik nuk ishte terrorist dhe se qeveria shqiptare theu kodin e besës.

Gjekmarkaj gjithashtu ka theksuar se mësuesit turk i rrezikohej jeta dhe se Shqipëria si një vend që aspiron për të hyrë në BE, duhet të garantojë të drejtën e atyre që u rrezikohet jeta.

“Mësuesi Harun çelik ishte në rrezik, por u thye kodi i besës dhe i mikpritjes. Mendoj se Shqipëria humbi një shans për ta treguar atë. Mendoj se Shqipëria bëri një autogol dhe tregoi se ne jemi në një sferë vasaliteti ndaj Turqisë. Ata po na përdorin si një zonë influencë ku nuk përdoren të drejtat ndërkomëbtare. Ata bëjnë çka të duan për të kapur dhe për të arrestuar ata që quhen gylenist. Problemi është që Shqipëria si një vend që aspiron për të hyrë në BE, duhet të garantojë të drejtën e atyre që u rrezikohet jeta. Këtu kemi të bëjmë me një mësues, dhe jo me një terrorist siç thuhet nga Turqia. Shteti shqiptare duhet të jepte një pritë”, ka thënë ai.

Gjekmarkaj u shpreh se Rama është pozicionuar përkrah presidentit Erdogan, ndërsa opozita ka zgjedhur që të reagojë përmes zërave jo me rëndësi dhe jo vet liderët.

“Rama ka zgjedhur që të jetë me Erdogan në mënyrën se si qeveris brenda vendit, pasi sulmon postin e presidentit, mediat, sundon ekonominë, si në rastin e ligjit ati-shpifje. Ai e adhuron presidentin e Turqisë, dhe përpiqet që t’i ngjajë, të paktën tenton dhe përpiqet që mos t’ja thyejë zemrën. Opozita jonë nuk ka zgjedhje tjetër. Ne duhet të kemi marrëdhënie të mira me Erdogan, por s’duhet ta kemi model. Për oportunizëm politik, ajo nxjerr zyrtar të dytë ose të tretë që të bëjë deklarata. Nuk shohim reagim nga liderët. Shqipëria duhet të ketë reagim pa ekuivok, pasi e kemi dashur shumë Europën dhe duam të jemi pjesë e saj. S’kemi rrugë tjetër përveç Europës. Opozita është e dënuar që të jetë nga Europa”, përfundoi analisti.

Të fundit