Flash News

KRYESORE

Ekstradimi i Seitajt në Itali, flet avokati: Do procedoj penalisht prokurorët e Krimeve të Rënda

Pas ekstradimit të Nezer Seitaj në Itali, i cili dyshohet së ka qenë pjesë e grupit “Habilaj” ka reaguar avokati i tij, Detar Hysi.

Hysi u shpreh se do të procedojë penalisht prokurorët  e Krimeve të rënda pasi sipas tij pa asnjë provë apo fakt kanë lejuar ekstradimin e Seitajt në Itali.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tejkaluar kompetencat, duke caktuar masë sigurimi me indicie të marra nga përgjimet italiane dhe jo me prova e fakte të ndodhura në shtetin tonë. Nuk e ka vlerësuar me objektivitet dhe në përputhje me ligjin këtë çështje. Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka shpërdoruar detyrën, duke tejkaluar çdo kompetencë. I kam njoftuar se po ekstradohej dhe nuk morën asnjë masë. Do të depozitojë kallëzim penal për prokurorët", ka thënë avokati Hysi.

Ekstradimi i Nezer Seitaj u bë disa ditë më parë, ndërsa akuzohet se kryente shpërndarjen e parave te anëtarët e grupit kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

Të fundit