Flash News

KRYESORE

Ekstradimi i shtetasit turk Shimshek në Turqi, OKB monitoron me vëmendje rastin

Ekstradimi i shtetasit turk Shimshek në Turqi, OKB monitoron me

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) informoi se po e mban nën monitorim rastin e shtetasit turk Selami Shimshek, i cili kërkoi azil në Shqipëri. Ndërkohë, familjarët e shtetasit turk i cili i trembet deportimit në Turqi, pasi sipas tij ai është pjesë e lëvizjes Gylen, kanë kërkuar pranë kësaj organizate që ta regjistrojnë si çështje të të drejtave të njeriut.

Shimshek u ndalua në Rinas bashkë me bashkatdhetarin e tij Harun Çelik. 42-vjeçari u deportua drejt Turqisë më 1 janar të këtij viti nga autoritetet shqiptare, me një procedurë të paqartë, që ka sjellë reagime nga Parlamenti Evropian.

Të dy shtetasit turq kur u ndaluan në Rinas zotëronin nga një vizë kanadeze të falsifikuar.

Lëvizja gyleniste është cilësuar nga presidenti Erdogan si organizatë terroriste që pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik 2016. Për Shimshek-un frika është e madhe se mos edhe ai deportohet, ndërkohë që nisur nga kjo edhe OKB po e monitoron me vëmendje rastin.

Të fundit