Flash News

KRYESORE

Ekstradimi i të burgosurve në Kinë, tërhiqet qeveria e Hong Kongut

Ekstradimi i të burgosurve në Kinë, tërhiqet qeveria e Hong

Mijëra e mijëra protestues ia kanë arritur qëllimit që të zmbrapsin qeverinë e Hong Kongut, që vendosi të anulojë miratimin e projektligjit që lejonte ekstradimet në Kinë.

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, refuzoi të bënte hapa pas, por një numër i madh i këshilltarëve e këshilluan ta pezullojë këtë projektligj.

Në një konferencë për mediat, ajo njoftoi se projektligji do të rishikohet.

“Pas diskutimeve të brendshme dy ditët e fundit, unë njoftoj se qeveria ka vendosur të suspendojë amendamentin legjislativ, të rifillojë komunikimin me të gjithë, si dhe të dëgjojë pikëpamjet e ndryshme të shoqërisë.”, tha Lam.

Qindra mijëra persona protestuan kundër projektligjit si dhe protesta të reja janë planifikuar për të dielën.

Kritikët argumentojnë se ligji do të ndikonte drejtpërdrejtë në pavarësinë e gjyqësorit.

Qeveria kineze thekson se ky projektligj është i rëndësishëm për të mbrojtur vendin nga kriminelët.

Të fundit