Flash News

KRYESORE

Ekstradimi në Serbi, Ballist Morina kërkon azil politik në Kroaci

Ekstradimi në Serbi, Ballist Morina kërkon azil politik në Kroaci

Ismail (Ballist) Morina ka aplikuar për azil politik në Kroaci në mënyrë që t'i shmanget ekstradimit në Serbi, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Avokati Darko Butigan ka deklaruar për News 24 se ka dorëzuar kërkesën për azil në emër të Ismail Morinës.

“Konfirmoj faktin se Ismail Morina ka aplikuar për azil politik në Kroaci”, ka deklaruar Butigan.

Avokati ka apeluar vendmin e gjykatës së shkallës së parë dhe seanca përfundimtare do të mbahet më 11 gusht.

Nëse gjykata lë në fuqi vendimin për ekstradim, atëherë i takon ministrit të Drejtësisë të marrë vendimin e fundit.

Të fundit