Flash News

KRYESORE

Ekstradimi i Nezar Seitit, KLD nis hetimet ndaj gjyqtarit që dha vendimin

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka njoftuar nisjen e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, K.G, pas vendimin për lejimin e ekstradimit të Nezar Seiti në Itali.

“KLD njofton opinionin publik se nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes, konstatohet se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për të verifikuar dyshimet e arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin publik për shkelje në procedurat gjyqësore të ekstradimit dhe që mund të përbëjnë shkelje disiplinore të gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga ankesa publike dyshohet për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e KLD-së.

Nezar Seiti, i njohur si financieri i grupit të Habilajve u ekstradua në Itali edhe pse ai ishjte një person nën hetim edhe në Shqipëri.  

 

Të fundit