Flash News

KRYESORE

Ekstradimi i Seitajt në Itali, gazetarja: Nuk ka kaluar në sistemin TIMS, mund të konsiderohet rrëmbim

Ekstradimi i Seitajt në Itali, gazetarja: Nuk ka kaluar në sistemin

E ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, gazetarja Klodiana Lala ka komentuar ekstradimin e Nazer Seitajt në Itali, duke e konsideruar si një lojë kungulleshash mes institucioneve.

Lala ndër të tjera u shpreh se ekstradimi i tij mund të konsiderohet dhe si rrëmbim pasi Seitaj nuk ka kaluar në sistemin TIMS në aeroport, ndërsa deklaroi se të vërtetat e ekstradimit po mbahen të fshehta.

“Nezar Seitaj s’duhet të ekstradohej. Kishte një kriter ndalues, që e detyronte ministren e Drejtësisë mos lejonte largimin. Etilda Gjonaj dhe Arta Marku e kanë larguar topin nga zona e tyre duke u justifikuar se nuk kishin informacione. Që një person të shkojë në paraburgim dhe të pranohet si i tillë duhet të ketë urdhër ndalimi.

Ka një bashkëpunim të segmenteve të caktuara, po luajnë lojën e kungulleshkës me këtë histori, pasi Nezar Seiti mund të konsiderohet i rrëmbyer. Nuk e di çfarë do ndodhë në Itali. Se është dorëzuar pa kaluar në sistemin TIMS në aeroport, prandaj mund të konsiderohet rrëmbim. Institucionet po fshehin një urdhër-arresti që është publik, dihej një gjë e tillë.

Ministrja e Drejtësisë duhet t’i kërkonte autoriteteve të jashtme nëse kishte procedim penal tjetër për këtë shtetas. Po fshehin të vërtetën për këtë ekstradim. Nuk e di nëse ka prapavijë politike,” tha Lala.

Të fundit