Flash News

KRYESORE

Ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari nga Shkodra, krimi që kreu nëntë vjet më parë

Ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari nga Shkodra, krimi që kreu

Ekstradohet nga Belgjika një shqiptar i dënuar me 6 vjet burg në Shqipëri.

Sipas Interpol Tirana Alket Preka,  41 vjeç, banues  në Shkodër do të vuajë dënimin për  veprën penale “Vjedhje me dhunë" dhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake", kryer në 2010-ën.

“Ky shtetas  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për  veprën penale “Vjedhje me dhunë" dhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake" .

Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës  një automjet dhe e ka çuar në Shkodër.

Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”, sqaron policia.

Të fundit