Flash News

KRYESORE

Ekstradohet nga Skocia në Shqipëri, shqiptari i dënuar për vrasje para 22 vitesh

Ekstradohet nga Skocia në Shqipëri, shqiptari i dënuar për

Policia e Shtetit ka njoftuar sot se është bërë i mundur ekstradimi në vendin tonë i një shtetasi shqiptarë të dënuar para 22 vitesh më 17 vite burg për  veprën Penale “Vrasje me dashje”. Ai është Astrit Picari i cili ndodhej në Skoci, Picari është ekstraduar në Shqipëri për të vuajtur dënimin.

 

Njoftimi i policisë:

Rinas

 

Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas Shqiptar, në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 17 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje”.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Edinburgh/Skoci i shtetasit Shqiptar A. PICARI, 47 vjeç banues në Vorë.

Shtetasi në kërkim ndërkombëtar Astrit Picari u ekstradua nga Edinburgh/Skoci dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr 532, datë 20.11.1997 e ka dënuar me 17 vjet burgim për veprën Penale të “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 20.10.1995, shtetasi A. P. pas një konflikti në një lokal në zonën e Vorës ka ndjekur dhe më pas ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta shtetasin K.M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Autoritetet Skoceze, u bë i mundur

arrestimi i tij në Edinburgh/Skoci dhe ekstradimi e tij drejt vendit tonë.

Të fundit