Flash News

KRYESORE

Ekstremistët grekë detyrojnë nxënësit në Delvinë të ulin flamurin shqiptar dhe të ngrenë atë grek

Studiuesi Arben Llalla, ka denoncuar një rast ku sipas tij të dielën në fshatin Kranë të Delvinës përfaqësues të organizatave ekstremiste­terroriste të Greqisë detyruan nxënësit dhe hoqën flamurin shqiptar duke vendosur flamurin e Greqisë dhe të aneksimit të jugut të Shqipërisë.

Statusi i plotë:

Të dielën në fshatin Kranë të Delvinës përfaqësues të organizatave ekstremiste-terroriste të Greqisë si Agimi i Artë, SFEVA, PSIVA, ES1914, në shoqërinë e poetit dhe shkrimtarit i dënuar në vitin 1994 për terrorizën Vangjel Papakristo dhe të mësueses Marina Kaisi e cila detyrojë nxënësit e saj dhe hoqën flamurin shqiptar duke vendosur flamurin e Greqisë dhe të Aneksimit të jugut të Shqipërisë. Ata përkujtuan terroristin grek Thimio Lolis i cili në vitin 1914 kreu masakra në jugun e Shqipërisë, dhe më 1944 mori pjesë me Zervën në masakrat në Çamëri. Që nga viti 2010 Vangjel Dule dhe Vasil Bollano kanë vendosur ilegalishtë përmentoren e këtij terrroristi në Kranë të Delvinës.

Ky është minoritari grek Vangjel Papakristo i dënuar më 1994 për terrorizën dhe disa herë shoqëron në brezin kufitar të Shqipërisë me Greqinë grupe paraushtarake ekstremiste greke të Agimit të Artë, SFEVA, PASIVA, ESVB1914. Të dielën ka shoqëruar në brezin kufitar rreth 20 paraushtarak ekstremistë grekë. Çfarë po ndodh në Jugun e Shqipërisë?

Të fundit