All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Ekstremistët në qeverinë e Austrisë shkaktojnë përplasjen e parë në BE: Pasaporta për austriakët në Itali; Alfano: Qëndrimi ynë nuk ndryshon. Tajani: Vendim arbitrar

Ekstremistët në qeverinë e Austrisë shkaktojnë
All - Paragraf - 1

Partia e ekstremit të djathtë në Austri, FPÖ, me hyrjen në qeveri ka shkaktuar përplasjen e parë brenda Bashkimit Evropian dhe shënjestra është Italia e dobësuar prej vitesh nga kriza financiare dhe politike.

All - Paragraf - 3

Drejtuesit e FPÖ kanë paralajmëruar se në vitin 2018-të, qeveria e drejtuar nga Sebastian Kurz, do të miratojë ligjin për t’u dhënë pasaporta austriake të gjithë gjermano-folësve në rajonin italian të Trentino-Alto Adige. Kjo deklaratë ka shkaktuar shqetësime në Romë.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano ka thënë se pret ta diskutojë me qeverinë e Vjenës propozimin e FPÖ, dhe se diskutimet do të bazohen në historinë e vendit dhe në të drejtën e qytetarëve. Gjithsesi, ai paralajmëroi kundërshtimin e kësaj nisme kur theksoi se “qëndrimi ynë për shtetësinë e qytetarëve tanë është shumë i qartë”.

Për këtë çështje ka reaguar dhe presidenti italian i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, i cili e ka konsideruar vendimin si “arbitrar” dhe se do të rrisë tensionet në rajon.

I njohur ndryshe edhe si Trentino-Tiroli i Jugut, rajoni në veri në Italisë është më i pasuri në të gjithë vendin dhe një prej rajoneve më të pasura në Bashkimin Evropian. Trentino ka një autonomi të gjerë brenda Italisë, ndërkohë që gjermanishtja njihet si gjuhë zyrtare atje.

Që prej shekullit të 9 dhe deri në vitin 1919, Trentino-Alto Adige ka qenë pjesë e perandorisë Austro-Hungareze dhe më pas u pushtua nga Italia. Pas 1919, ky rajon ka qenë një burim i vazhdueshëm tensioni mes Italisë dhe Austrisë, por shpesh herë me ndërhyrjen e institucioneve ndërkombëtare mosmarrëveshjet janë zgjidhur me zgjerim të autonomisë së Trentino-Alto Adige.

Tensioni në rritje për Trentino-Alto Adige vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Romës dhe Vjenës janë tronditur për shkak të paralajmërimit të austriakëve për të ngritur një gardh në kufirin mes dy vendeve për shkak të fluksit të refugjatëve.

Të fundit