Flash News

KRYESORE

Ekstremizëm në Bularat, Berisha: Dënoj heshtjen e autoriteteve zyrtare

Ekstremizëm në Bularat, Berisha: Dënoj heshtjen e autoriteteve

Aktet e ekstremistëve grekë në Bularat, të cilët kërcënuan gazetarët shqiptarë, shanë shqiptarët e bllokuan rrugët, deputeti Sali Berisha i dënon ashpër.

Më tej në një reagim në Facebook, Berisha po ashtu dënon heshtjen e autoriteteve zyrtare në Athinë dhe Tiranë.

Reagimi i Berishës:

Ekstremiste te terbuar grek perdhosin territorin shqiptar!

Te dashur miq, sot grupe ekstremistesh grek, raciste primitiv antishqiptarr perdhosen territorin e Republikes se Shqiperise. Ata varrosen me parulla luftenxitese, raciste, antishqiptare, vorioepiriote ekstremistin Kacifas, i cili u vra ne nje perpjekje te armatosur me policine shqiptare.

Denoj me ashpersine me te madhe aktin primitiv te shfrytezimit te nje procesioni mortor nga ekstremiste, fanatike per qellime raciste dhe antishqiptare.

Denoj heshtjen para ketij akti perdhoses te territorit shqiptar te autoriteteve zyrtare te Athines dhe Tiranes, te cilat me qendrimet e tyre te papergjegjshme dhe histerike nxiten kete akt te shemtuar, nderkombetarisht te denueshem dhe qe sot heshtin per turpin e tyre.

Të fundit