Flash News

KRYESORE

Ekuadori i jep shtetësinë Julian Assange, por kreu i WikiLeaks ka frikë ta lërë ambasadën në Londër

Ekuadori i jep shtetësinë Julian Assange, por kreu i WikiLeaks ka

Ekuadori i ka dhënë shtetësinë themeluesit të WikiLeaks Julian Assange, ikurse bëri të ditur sot ministri i jashtëm i shtetit amerikanojugor, në përpjekje për të zgjidhur një situatë të pazakontë në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku Assange u strehua si refugjat mbi 5 vjet më parë.

Por mosmarrëveshjet me autoritetet britanike vijojnë, pasi ministria e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar refuzoi një kërkesë ekuadoriane për t’i garantuar status diplomatik Assagne, duke këmbëngulur që përkundrazi shtetasi australian të “largohet nga ambasada dhe të përballet me drejtësinë”.

Ministrja e i Jashtëme e Ekuadorit, Maria Fernanda Espinosa, tha më pas se Assange nuk do të largohet nga ambasada në mungesë të garancive mbi sigurinë e tij

Ajo tha në një konferencë për shtyp sokt në Kuito, se Assange i është dhënë shtetësia më 12 dhjetor.

Assange, i cili e inatosi qeverinë amerikane pasi organizata e tij anti-sekret publikoi gjetje nga dokumentet e klasifikuara të marra nga një analist i inteligjencës së ushtrisë amerikane më 2010, kërkoi strehim në ambasadën ekuadoriane më 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku ai po hetohej për ngacmime seksuale. Suedia më pas e mbylli çështjen.

Por Assange rrezikon arrestimin si në Britani ashtu edhe ekstradimin në SHBA, ku Departamendi i Drejtësisë i administratës Trump po shqyrton të ngrejë akuza ndaj tij për rolin që ka patur në publikimin e dokumentave sekrete, të marra nga analisti i inteligjencës së ushtrisë, Chelsea Manning, që asokohe njihej me emrin Bradley Manning.

Të fundit