Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i Aleksandër Ndokës, djali i tij u përfshi në konfliktin e 25 qershorit në Shëngjin

Ekzekutimi i Aleksandër Ndokës, djali i tij u përfshi në

Anëtari i majtë në këshillin bashkiak të Lezhës, Aleksandër Ndoka, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë banesës së tij, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Mësohet se pjesë e hetimeve është bërë edhe ngjarja e 25 qershorit, kur djali i tij, Samuel Ndoka, 19 vjeç, u përfshi në një konflikt në Shëngjin. Samueli dhe kushëriri i tij, Danjan Ndoka, dhunuan Florjan Dushkun, aktivist i LSI-së.

19 vjeçari u arrestua më 28 tetor pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”  për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Samuel Ndoka ishte përfshirë edhe një konflikt tjetër më 20 shkurt të këtij viti, së bashku me Klajdi Ndokën, kur dhunuan nënkryetarin e qarkut të Lezhës, Agustin Marku duke e goditur disa herë me grushte dhe shqelma në një lokal.

Formulari i dekriminalizimit, viktima Aleksandër Ndoka nuk deklaroi probleme me drejtësinë

Të fundit