Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i 17-vjeçares në Laprakë, autorët u filmuan në momentin e krimit

Ekzekutimi i 17-vjeçares në Laprakë, autorët u filmuan

Zbardhen detaje të reja sa i takon vrasjes së 17-vjeçares Griselda Gjinkola dhe plagosjes së Erion Bengës, pasditen e djeshme në Laprakë. Sipas report tv, e gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit ku e reja u qëllua për vdekje me një plumb në kokë, ndërsa ndodhej bashkë me të dashurin e saj në makinën e këtij të fundit.

Mësohet se autori ishte i maskuar dhe ka qëlluar nga pas makinës së të rinjve. Deri tani rezulton të jenë dy autorët e përfshirë në ngjarje, të identifikuar tashmë nga policia dhe të shpallur në kërkim.

Ngjarja dyshohet të ketë ardhur për motive të dobëta, ku autori qëlloi me armë zjarri ndaj dy shtetasve që ndodheshin në automjet.

Të fundit