Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i Artan Cukut, pezullohet gjyqi për porositësin

Pezullohet për një vit resht gjyqi për Bledar Jambellin, i akuzuar si porositësi i vrasjes së komisar Artan Cuku në Tiranë.

Shkak për pezullimin e gjyqit është bërë njoftimi i të pandehurit, pasi Jambelli po gjykohet në mungesë.

Deri tani, është vënë në pranga ekzekutori i Cukut, Mikel Shallari, i cili është dënuar me 10 vite për këtë krim, ndërsa mban statusin e bashkëpunëtorit të policisë.

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Çuku u ekzekutua me armë zjarri rreth orës 20:45 (8 prill 2017) në zonën e njohur si “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë.

Ekzekutimi, i cili mendohet se është kryer nga 2 autorë, ka ndodhur në hyrjen e pallatit ku Cuku banonte.

Të fundit