Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i Fatos Ferrcakut, hetuesit dyshojnë se viktima ishte vrasës me pagesë

Ekzekutimi i Fatos Ferrcakut, hetuesit dyshojnë se viktima ishte

Janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku mbeti i vrarë shtetasi Fatos Ferracaku dhe mbeti i plagosur Fatmir Mehaj.

‘Panorama’ raporton se për ekzekutimin e Ferracakut po hetohet në disa pista, përfshirë edhe një konflikt të mundshëm që e lidh atë me vrasjen e kushtëririt të tij, Arjan Ferracaku, ngjarje e ndodhur në shtator të këtij viti. Por hetuesit dyshojnë gjithashtu se Fatos Ferracaku mund të ketë qenë vrasës me pagesë, ndonëse nuk kishte asnjë precedentë penal.

“Një tjetër dyshim i fortë i hetimorëve lidhet me veprimtarinë e mundshme kriminale të viktimës së djeshme. Blutë kanë të dhëna se ndonëse 40 vjeçari merrej me tregti peshku dhe nuk kishte precedentë, ai dyshohet se ka shërbyer si vrasës me pagesë në disa ngjarje të rënda në Shkodër. Policia është duke hetuar në këtë pistë, por pa përjashtuar edhe të tjera”, raporton kjo gazetë.

Ndërkohë, në Shkodër kanë mbërritur edhe zyrtarë të lartë të Policisë dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të punuar për këtë çështje.

Të fundit