Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i ish-kryekomisarit Artan Cuku, familja padit Policinë e Shtetit: Kërkojmë dëmshpërblim material e moral

Ekzekutimi i ish-kryekomisarit Artan Cuku, familja padit Policinë e

Familja e ish-kryekomisarit Artan Cuku, i cili u ekzekutua për shkak të detyrës, ka paditur Policinë e Shtetit teksa ka kërkuar dëmshpërblim material e moral.

Bashkëshortja e Cukut dhe vëllezërit e tij i janë drejtuar gjykatës Administrative, ndërkohë që në dokumentet e padisë rezulton se familjarët kërkojnë nga institucionet shtetërore t’i shpërblejnë për dëmin pasuror dhe jopasuror që iu ka ardhur si rezultat i humbjes së jetës së familjarit të tyre, të ndjerit Artan Cuku për shkak të detyrës së tij, si ish-drejtues i Policisë së Shtetit.

Çështja është hedhur në short dhe së shpejti palët pritet të përballen në sallën e gjyqit.

Kujtojmë që Artan Cuku është shpallur dëshmor i Atdheut, pasi hetimet nxorën në dritë faktin se ai u ekzekutua për shkak të detyrës si zyrtar i Policisë së Shtetit.

Por ndërkohë, urdhëruesi i vrasjes dhe bashkëpunëtori i tij më i ngushtë ende nuk janë dënuar nga drejtësia.

Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci mundën tu shpëtonin dhe prangave, dhe fituan statusin si azilant në shtetin grek.

I vetmi i dënuar për krimin është Mikel Shallari, i cili ka pasur rolin e ekzekutorit, teksa ky i fundit mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe rrëfeu për hetuesit emrat e urdhëruesve të krimit, duke përfituar në këmbim një dënim me vetëm 10 vite burgim.

Të fundit