Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, policia shpall në kërkim djalin e Agim Arapit për gjakmarrje; Reagon e ëma: S’kemi lidhje

Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, policia shpall në kërkim djalin e Agim

Policia ka shpallur në kërkim djalin e Agim Arapit, lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti, dy ditë pasi u ekzekutua në një atentat mafioz te sheshi ‘Wilson’ në Tiranë.

Policia ka referuar dosjen në prokurori dhe ka shpallur në kërkim Dervis Arapi për veprën penale “vrasje për gjakmarrje”.

Nuk dihet se cilat prova e kanë çuar policinë drejt këtij emri, pasi 33-vjeçari nuk rezulton në Shqipëri që prej janarit të këtij viti.

Menjëherë pas lajmit, ka reaguar nëna e Dervisit, Vjollca Arapi për ‘News 24’, e cila ka hedhur poshtë qëndrimin e policisë, duke theksuar se familja e saj nuk ka gisht në këtë vrasje.

“Nuk kem lidhje fare, të na lënë të qetë. I bëj thirrje Sandër Lleshajt që të gjejë autorin e vrasjes, djali im nuk ka vrarë njeri. Ai nuk është në Shqipëri dhe ne nuk kemi aq lekë sa për të paguar vrasës me pagesë. T’i vijë turp shtetit, se po na vrasin për herë të dytë”, shprehet Vjollca Arapi.

Kujtojmë se Agim Arapi u vra në prill të 2017-ës dhe një nga autorët e dyshuar të tregtarit të Durrësit ishte Jurgen Kurti, por u la i lirë nga drejtësia në atë kohë.

Të fundit