Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i kryekomisarit Artan Cuku, i arrestuari tregon kush është porositësi i vrasjes

Ekzekutimi i kryekomisarit Artan Cuku, i arrestuari tregon kush është

Për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku u arrestua Mikel Shallari. Shallari ka treguar sot në prokurori se ekzekutimi ishte porositur nga Bledar Jambelli.

Emri bëhet publik nga News24, që ka nxjerrë detaje nga dosja hetimore. Bledar Jambelli nga fshati Mbrostar i Fierit, njihet ndryshe dhe me emrin Rikardo Muho dhe është arrestuar vite më parë pasi dyshohej për vrasje.

Shallari ka treguar se kishte marrë 3 mijë euro para vrasjes, ndërsa pjesën tjetër të parave do ta merrte pasi të kishte kryer ekzekutimin e Artan Cukut.

Bledar Jambelli është në kërkim ndërkombëtar nga Krimet e Rënda. Hetimet kanë dalë në konkluzionin se Cuku u vra për shkak të detyrës pasi arrestoi Bledar Jambellin në dhjetor të vitit 2012 me dyshimet se ai ishte vrasësi i Armando Delajt, pjesë e një zinxhiri ekzekutimesh mes bandave të Vlorës.

Të fundit