Flash News

KRYESORE

Ekzekutimi i Santiago Malkos, gazetari i kronikës: Sipas citimit të Ramës, kjo vrasje është frymëmarrje e lire për të

Ekzekutimi i Santiago Malkos, gazetari i kronikës: Sipas citimit të

Gazetari i kronikës së zezë, Flamur Vezaj i larguar prej kohësh në Amerikë ka reaguar pas vrasjes së ish policit Santiago Malko, mbrëmë me breshëri plumbash në Tiranë.

Në një status në rrjetet sociale, gazetari e cilëson këtë vrasje një frymëmarrje të lirë për kryeministrin dhe Rilindjen, nisur nga standardi dhe citimi “hënkshin kokat e njeri-tjetrit dhe janë të lutur ta bëjnë!”.

Madje, Vezaj shton se ngjarja rrjedh si pasojë e sistemit të drejtësisë, pasi ndonëse viktima ishte i shpallur në kërkim, ai lëvizte i lirë nëpër qytet.

Reagimi:

Rama: Henkshin kokat e njeri-tjetrit dhe janë të lutur ta bëjnë!

Ja pra, ky është standardi i Rilindjes për parandalimin e krimit dhe vrasjeve në vend! Dhe si pasojë e këtij “slogani” te KM Rama dje u ekzekutua edhe Santiago Malko ne Tiranë! Ish-policin që nuk po e gjenin ish-kolegët e tij e gjeten “vrasësit” dhe e ekzekutuan! Kjo vrasje, sipas standardit te Rilindjes dhe citimit te KM është një frymëmarrje e lire për atë dhe pushtetin e tyre!!! Se kush është ish-polici Santiago Malko, kam shkruar disa herë edhe para se policia te thotë se “nuk po e identifikojmë dot” edhe pse duket qartë në pamjet filmike të ngjarjes së ndodhur ne ish-zonën e Bllokut ku ishte përfshirë ai dhe “shefi” i tij Ervis Martinaj! I përfshirë në disa ngjarje në Tirane edhe pse ishte ne kërkim, ai vazhdonte te lëvizte i lire, e te bënte edhe “badigardin” e Martinajt! A nëse policia e shtetit do ta kishte gjetur dhe shoqëruar/arrestuar për ngjarjen në ish-bllok dhe jo vetëm, sot nëna e tij nuk do e qante dhe ai do te ishte gjalle! Por siç ndodh prej vitesh ne Shqipëri, me një sistem te kalbur te drejtësisë ku çdo gjë ka nje çmim dhe me efektivë policie (disa) të trembur nga kriminelet, skena te tille vrasjesh do vazhdojmë të shohim në Tirane e qytetet te tjera te Shqipërisë fatkeqësisht!

Të fundit