Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ekzekutimi i trefishtë,flet nëna e 2 vëllezërve të vrarë: Salvatore Letizia ishte bërë vëlla gjaku me djalin tim
Nëna e dy vëllezërve të vrarë, Durim e Besnik Sulku dha dëshminë e saj përpara gjykatës për Krime të Rënda, kunder te pandehurve Markeljan e Klejvi Doçi dhe italianit Salvatore Letizia, i njohur si kapo i një prej klaneve të Kamorras. Tre të pandehurit, akuzohen për masakrën e ndodhur me 27 maj 2015, pranë fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku mbetën të vrarë, Mentor Doçi, miku i tij, Gerd Goxhaj dhe Besnik Sulku.
GSH. Al ka sjell dëshminë e Gjysere Sulkut para gjykatës. “Kisha katër fëmijë, por tani kam vetem dy. Nje djale, Durimi u vra ne Holande me 6 prill 2015. Mua më thanë se vdiq në aksident. Trupin e tij e sollën 12 ditë më vonë. Shkoi vajza dhe nipi e sollën trupin. Nga lajmet kam mësuar se djalin ma kanë vrarë Markeljan e Klejvi Doçi. Djali tjetër Besniku u vra ditën që kishim të 40 e vdekjes së Durimit…”. Gruaja 67vjecare shpjegoi përpara trupës gjykuese edhe njohjen me të pandehurin Salvatore Letizia, i njohur ndryshe me nofkën Picollo Letizia. Italiani po gjykohet për vrasjen e Mentor Doçit, xhaxhait të të pandehurve Markeljan e Klejvi Doçi, për motive gjakmarrje, pasi e akuzonte si porositës të ekzekutimit të Durim Sulkut. “Salvatore Letizia ishte bërë vëlla gjaku me djalin tim Besnikun. Ai vinte në shtëpinë tonë. Hera e fundit, ishte dita kur kishim të 40 e vdekjes së djalit Durimit. Na takoi, piu kafe dhe hëngri drekën. Diku rreth orës 14:00 u largua bashkë me djalin Besnikun. Atë ditë, Besniku u vra afër stacionit të Trenit. Prapë nga televizionet e mësova se në vrasje kishin gisht këta djemte”. E pyetur nëse kishin patur konflikte me familjen Doçi, Gjysere Sulku i tha gjykatës se kanë qenë në të njëjtën lagje dhe të pandehurit dhe xhaxhain e tyre, Mentor Doçi, i ka njohur që fëmijë. “
Djemtë kanë qenë moshatarë dhe kur kanë qenë 18 vjec kanë patur një debat të fortë. Se di pse ndodhi, por unë vajta te gjyshja e tyre, me të cilën punoja dhe desha ta pajtoheshin”. Pas nënës së dy viktimave, përpara gjykatës dha dëshminë edhe Fllanxa Sulku, e veja e viktimës Besnik Sulku, e cila gjithashtu shpjegoi me detaje lidhjen e të shoqit të ndjerë me të pandehurin Letizia. Ndërsa, sportelisti i hotelit ku u arrestua italiani pak orë pas masakrës, tha se në xhepin e xhaketës së tij, oficerët e policisë gjetën fotografinë e viktimës Mentor Doçi. Sipas prokurorisë, Besnik Sulku kishte paguar Salvatore Letizian për të vrarë Mentor Doçin, të cilin e akuzonte si urdhërues dhe Besnik Sulku i zunë pritë Mentor Doçit, për ta ekzekutuar pasi e akuzonte si urdhërues të vrasjes së vëllait të tij, Durimit në Holandë. Menjëherë sapo Letizia ekzekutoi Doçin, dy nipat e viktimës, qëlluan për vdekje në shenjë hakmarrje Besnik Sulkun
EKZEKUTIMI I TREFISHTE NE 2015 Ngjarja e rëndë që shënoi tri viktima ndodhi rreth orës 18:00 të pasdites së 27 majit 2015, në bulevardin “Zogu i Parë”. Mentor Lufi dhe miku i tij, Gerti Goxhaj, ishin ulur bashkë me disa miq në lokal “H…”, që ndodhet pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, përballë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Në një tavolinë ngjitur me të ishin ulur dy nipat e Mentor Doçit, Markeljan Doçi dhe Klejvi Doçi. Pasi kanë përfunduar kafen, të gjithë u janë drejtuar makinave të tyre. Në makinën “Tuareg” me targa AA xxx KE kanë hipur Markeljan e Klejvi Doçi, në automjetin tip “BMW” kanë hipur Mentor Lufi (Doçi) dhe Gerti Goxhaj, ndërsa personat e tjerë janë larguar me një automjet tjetër “Range Rover”. Automjetet “BMW” dhe “Tuareg” kanë lëvizur njëra pas tjetrës. Përpara ka qenë automjeti tip “BMW”, i cili drejtohej nga Gerti Goxhaj dhe pasagjer Mentor Doçi. Në momentin që kanë filluar lëvizjen, pranë makinës “BMW” janë afruar dy persona të maskuar, të cilët kanë pasur pistoleta në dorë dhe kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke lënë të plagosur rëndë Doçin, i cili gjeti vdekjen rrugës për në spital, ndërsa Goxhaj mbeti i vdekur në vend. Markeljan Doçi, nipi i Mentor Lufit, i ka dhënë shpejtësi makinës së tij, duke përplasur një prej personave të maskuar, dhe konkretisht italianin Salvatore Letizia. Menjëherë ka ndaluar makinën, dhe Markeljani së bashku me Klejvin kanë zbritur. Markeljani ka pasur me vete një pistoletë dhe është vënë në ndjekje të njërit prej personave që kishte qëlluar në drejtim të xhaxhait të tij. Sipas prokurorisë, ai ka qëlluar për vdekje Besnik Sulkun. Nga hetimet rezultoi se Besnik Sulku organizoi vrasjen e Mentor Lufit, për të marrë gjakun e vëllait të tij, Durim Sulku, i vrarë në Holandë më 6 prill 2015. Për këtë ai kishte kërkuar dhe ndihmën e Salvatore Letizias, me të cilin kishte miqësi. Dy vëllezërit Doçi dhe Letizia, ndodhen tashmë prapa hekurave.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38