Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ekzekutimi i vëllezërve Bardhi, kushëriri i Roland Pulës tregon shkakun e ngjarjes: E provokuan! I thanë ‘ku jeni ju trimat, të hani m…’
Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi dy netë më parë në Krujë, ku dy vëllezër- Gramoz Bardhi, 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi, 24 vjeç- u ekzekutuan me armë zjarri nga Roland Pula.
Referuar kësaj ngjarje ka reaguar kushëriri i Roland Pulës, i cili përmes një deklarate publike ka sqaruar disa detaje të cilat mund të kenë qenë ajo çka e ka detyruar Roland Pulën të kryente krimin.
Sipas kushëririt të Roland Pulës, dy familjet asnjëherë nuk kanë pasur konflikt pronash midis njëra tjetrës, por një plagosje e hershme. Kushëriri i Pulës sqaron se dy viktimat e kanë provokuar kushëririn e tij, duke i thënë ‘ku jeni ju trimat, të hani m…”, referuar plagosjes e cila ishte lënë në harresë, dhe se kjo mund të ketë qenë arsyeja pse 32-vjeçari ka shtënë me armë ndaj tyre.
Kujtojmë se, ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në fshatin Gramëz. Pas aktit të rëndë Pula braktisi makinën e tij tek pompat e ujit në Gramëz dhe është larguar me këmbë nga skena e krimit.
Reagimi i plotë i kushëririt të Roland Pulës:
Sqarim publik: Në lidhje me ngjarjen e dy ditëve më parë, ku djali i xhaxhait tim Roland Pula, qëlloi me armë dy vëllezërit Bardhi, pas një sherri të çastit, me ta.
Dua të sqaroj opinionin publik se:
Patëm vendosur të mos shprehemi publikisht në lidhje me këtë çështje, në respekt të viktimave. Por po shohim që disa media e portale, nuk janë të informuara qartësisht në lidhje me dinamikën e ngjarjeve.
Ne nuk kemi patur asnjëherë ngatërresa tokash e pronash me familjen Bardhi. Ne, në vitin 2005 kemi patur një incident me këtë familje, ku Elton Bardhi qëlloi pas shpine me thikë djalin e Xhaxhait tonë Besnik Pula. (Besniku nuk është xhaxha i Rolandit, por djali i xhaxhait).
Pas këtij atentati, ne e nisëm Besnikun me urgjencë drejt Turqisë për mjekim pasi thika i kishte depërtuar nga qafa përmes mushkërive, në aortë, deri afër zemrës. Dhe mjekët shqiptarë nuk e merrnin dot përsipër një operacion aq të rrezikshëm.
Ndërkohë, Rolandi (në atë kohë 16 vjeç), ka gjetur një armë dhe ka shkuar e qëlluar mbi banesën e familjes Bardhi, ku fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Rolandi u arrestua menjëherë nga policia e Fushë Krujës, ku edhe pse ishte vetëm 16 vjeç u dhunua barbarisht ku iu thyen brinjët në komisariatin e Fushë Krujës.
Pas ngjarjes, familja Bardhi as nuk denjoi të interesohet për shëndetin e djalit të xhaxhait tonë, e aq më tepër të shprehet për lirimin e Rolandit, atëherë 16 vjeç.
Disa muaj më vonë, Elton Bardhi arrestohet nga policia dhe u dënua me 5 vite burgim, për “plagosje të rëndë me dashje”. Disa muaj para se Elton Bardhi të lirohej, familja e tij na sjell njerëz për pajtim. Ky veprim u konsiderua si fyes për ne, pasi në 5 vite ata asnjëherë nuk ishin interesuar për shëndetin e djalit të xhaxhait tonë Besnikut. Madje dua të them se atë e shpëtoi Perëndia, se për familjen Bardhi ai ishte i vdekur.
Ngjarja mbeti pezull: As nuk u pajtuam, por as nuk kishim ndërmend të hamerreshim më. Pasi të gjithë u martuam dhe krijuam familjet tona, dhe e konsideronim atë ngjarje, si ngatërresë të rinjsh.
Gjatë këtyre 15 viteve, Rolandi dhe djemtë e xhaxhait tim kanë qenë në qendër të operacioneve policore. Sa herë që në zonat e Krujës e Fushëkrujës ndodhte një ngjarje, të parët që arrestoheshin kanë qenë Rolandi me të vëllezërit dhe djemtë e xhaxhait tjetër.
Kam lexuar nëpër portale se Rolandi ka shkuar në Itali për të vjedhur, se i ka vënë eksplozivin hekurudhës, dhe se ka bërë grabitje.
Të gjitha këto janë të pavërteta!
Sepse sa herë që në ato zona ndodhte një ngjarje, (siç e thashë më lart), të parët që merreshin në pyetje ishin kushurinjtë e mi. Dhe shumë nga këto ngjarje, ua kanë sajuar në komisariatin e policisë së FushëKrujës.
Dua gjithashtu të sqaroj se: nga mediat dhe portalet, janë përmendur emrat e të vdekurve tanë, si gjyshi im Frrok Pula. Kush na njeh e di mirë historinë familjes sonë. Dhe e di se sa burrë ka qenë gjyshi ynë. Dhe po ashtu e di se ai ka 8 vite që ka vdekur.
Edhe kërcënimi i pretenduar, se Rolandi i ka kërcënuar vëllezërit nuk është i vërtetë. Sepse Rolandi ka qenë në lokalin afër banesës së tyre, dhe jo ata pranë shtëpisë sonë. Dhe për më tepër, ne e dinim se të katërt vëllezërit Bardhi ndodhen jashtë shtetit, dhe nuk janë fare në Shqipëri.
Policët e dështuar të komisariatit të Fushë Krujës, po u japin qëllimisht informacione të sajuara gazetarëve, për prishjen e imazhit të familjes sonë.
Me këtë nuk dua të justifikoj veprimin e Rolandit, përkundrazi. Kjo ngjarje ishte një fatkeqësi madhe për të dyja familjet tona. Të dyja familjet tona dje dhe sot kanë pasur mort.
Sa i përket ngjarjes së para dy ditëve:
Ne akoma nuk kemi mundur ta kontaktojmë Rolandin, ta pyesim si ka qenë situata, përse degradoi deri në vrasje.
Disa persona, dëshmitarë në vend na kanë thënë se Rolandi është provokuar në lokal nga vëllezërit Bardhi, duke i thënë: “Ku jeni ju trimat? Ju të hani … sepse keni 15 vjet që nuk na keni bërë dot gjë”. Dhe pikërisht kjo fjali ka bërë që Rolandi të dalë të gjejë një armë dhe i ka qëlluar.
Megjithatë, unë kam besim se drejtësia do të ndodhë dhe se gjërat do të sqarohen shumë shpejt. Nëse Rolandi ka qëlluar vërtet mbi vëllezërit Bardhi, ai do të marrë dënimin që meriton. Ne nuk pranojmë që për shkak të kësaj ngjarje të na bëhet gjyqi publik nga gazetarë që as nuk kanë denjuar të na pyesin për ngjarjen. Por i sajojnë gjërat nga tryezat e tyre të punës.
Gjithashtu u bëj thirrje mediave të qëndrojnë larg kësaj ngjarjeje, të përcjellin vetëm informacionet rreth ngjarjes, dhe jo të na bëjnë biografinë e familjes. Sepse kjo është një shkelje e hapur e etikës.
Mbetem në dispozicion tuaj për çdo sqarim tjetër.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38