Flash News

KRYESORE

Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni shqiptar në Strugë

Një atentat ka nodhur në Strugë, ku për pasojë ka mbetur i vdekur një biznesmen shqiptar i Mqedonisë. Mësohet se Dilaver Bojku (Leku) pronar i një restoranti në Strugë është ekzekutuar me armë zjarri.

Një person i panjohur i është afruar Dilaver Bojkut në plazhin që ai kishte nën administrim “Akva Blu”, rreth orës 16:45, ku e ka qëlluar atë duke e lënë të vdekur.

Lajmi është raportuar edhe nga mediat vendase, të cilat thonë se ndonëse është transportuar në Qendrën Spitalore të Strugës, Dilaver Bojku nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

Bojku nuk ishte një figurë e panjihur për autoritetet maqedonase. Në vitin 2003 ai ështqë arrestuar për biznese të dyshimta, për organizim të prostitucioni.

Të fundit