Flash News

KRYESORE

Ekzekutohet me dy plumba në kokë emigranti shqiptar në Greqi

Ekzekutohet me dy plumba në kokë emigranti shqiptar në Greqi

Një 58-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me dy plumba në kokë në Greqi, në vendin e tij të punës. Sipas mediave greke, shqiptari u gjet i vdekur në një fushë afër Karyani në Kavala.

Ai punonte në mbledhjen e ullinjve, kur është gjetur nga pronari i tij, i cili fillimisht ka dyshuar për infarkt dhe ka njoftuar menjëherë ambulancën, ndërsa mjekët vunë re se 58-vjeçari kishte humbur jetën pas dy goditjeve me plumb në kokë.

Viktima jetonte dhe punonte prej vitesh në zonën e Pagaiu të Kavalas, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vrasjes së tij.

Të fundit