Flash News

KRYESORE

Ekzekutoi me armë biznesmenin Nardi Polia, autori i dyshuar arrestohet pas 6 muajsh në Danimarkë

Ekzekutoi me armë biznesmenin Nardi Polia, autori i dyshuar arrestohet pas

Është arrestuar në Danimarkë autori i vrasjes së biznesmenit të njohur në Grudë të Shkodrës, Nardi Polia.

Sipas policisë, autori K.S 27 vjeç u arrestua në Danimarkë 6 muaj pas vrasjes së 35-vjeçarin e njohur ndryshe edhe si ‘Nardi i Bujtinave’, pasi merrej me turizmin edhe ishte bashkëpronari i një bujtine në zonën e Thethit me emrin “Polia”.

Policia njofton se pas arrestimit, i riu nga Shkodra është ekstraduar drejt Shqipërisë.

“Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kopenhagen/Danimarkë, i shtetasit shqiptar K. S., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi K. S. alias K. M. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale "Vrasja me dashje, në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi K. S. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2019, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi N.P.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”, sqaron policia.

Të fundit